Macron i tërhoqi vërejtje nga Tirana për dënimin e sulmit në Banjskë, reagon Vuçiç: E kemi bërë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç tha se nuk dëshiron të komentojë faktin se presidenti i Francës, Emmanuel Macron nga Tirana ka thënë se vendi ka pezulluar procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Nuk dua të komentoj. Është vendim i një prej vendeve më të mëdha evropiane. Faleminderit Macron për shumë gjëra të tjera, për miqësinë që tregon ndaj Serbisë. Për vërejtjen që bëri se duhet të dënojmë dhunën në Banjska, e bëmë këtë në të njëjtën ditë disa herë”, tha ai.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama kërkoi që presidenti serb të dënojë sulmin e 24 shtatorit në veri të Kosovës, ku një grup i armatosur qëlloi drejt Policisë së Kosovës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?