Mafia e burgut/ Mesazh kërcënues oficerit, arrestohet shqiptari

Sektori Antiterrorizëm ka arrestuar një person në burgun e Chios, pasi ai ka kërcënuar me mesazh një anëtar të personelit të burgut. I arrestuari besohet se është shqiptar.

Sipas mediave greke, mesazhi ishte “qartësisht mafioz” dhe i kryer nga mafia e burgut. Mesazhi thoshte pak a shumë: “Do iu zhduk nëse veproni ashtu siç mendoni”.

Megjithëse shqiptari i burgosur kërkoi falje për mesazhin kërcënues, gjyqtari urdhëroi paraburgosjen e tij. Këto dyshohet se janë mesazhe nga ata që konsiderohen “mafie e burgut në Greqi”.

SHKARKO APP