Majlinda Bregu firmos si Sekretare e Përgjithshme e Këshillit Rajonal
Ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu gjatë ditës së sotme ka nënshkruar kontratën si Sekretare e Përgjithshme e Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit (RCC) me ministrin e Jashtëm të Bosnje Hercegovinës, në kuadër të presidencës së radhës së SEECP.
Lajmin e ka bërë publik vetë Bregu përmes një posti në faqen e saj zyrtare në “Facebook”. Ajo shkruan se nevoja për Europës është e fortë dhe sipas saj, duhet punuar nga të gjithë vendet e Ballkanit duke mos cenuar dhe lënduar pritshëmritë e askujt.
“Sot, nga nënshkrimi i kontratës si Sekretare e Përgjithshme e Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit (RCC) me Ministrin e Jashtëm të Bosnje Hercegovinës, në kuadër të presidencës së radhës së SEECP. Kohë sfidash pa dyshim, por që me mbështetjen e vendeve të BE, ato të Ballkanit Perëndimor si dhe në stafin e përkushtuar të RCC, s’ka asnje shans që të mos ecim para.
Faleminderit Goran Svilanović për RCC që pashë sot dhe që do ta drejtoj prej Janarit të ardhshëm. Nevoja për Europën është e fortë ndaj dhe duhet vëmendje më e madhe në rajon për të mos lënduar e cënuar pritshmëritë e askujt”, shkruan Bregu.