Mali i Zi, digjen flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë

Persona të panjohur i kanë flakën flamurit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë para objekteve të ambasadave të të dyja vendeve në Podgoricë. Lajmi bëhet me dije nga mediat në Mal të Zi, të cilat raportojnë se flamujt janë dëmtuar pjesërisht nga zjarri, por janë larguar menjëherë nga shtiza.

Flamujt e të dyja vendeve ishin të varur në sheshin ‘Capital Plaza’ të Shën-Petrit bashkë me atë të Malit të Zi, i cili nuk ishte dëmtuar fare.

Nga ana e tyre, ministria e Punëve të Jashtme dhe ajo e Integrimit Evropian të Malit të Zi e kanë dënuar ashpër këtë akt të djegies së flamujve të të dyja vendeve para ndërtesave së ambasadave të Shqipërisë dhe Kosovës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministria e Jashtme e këtij vendi thotë se është në komunikim të vazhdueshëm me ambasadat e të dyja vendeve  dhe ka bërë thirrje që autoritetet kompetente të marrin të gjitha masat e nevojshme për të sqaruar rastin dhe autorët identifikues.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ne jemi të bindur se këto raste të izoluara nuk mund të ndikojnë në marrëdhëniet e mira bilaterale dhe miqësore midis dy vendeve tona”, thuhet në deklaratë e MPJ-së së Malit të Zi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?