Mali i Zi jep nënshtetësi në këmbim të investimeve

Në Mal të Zi ka hyrë në fuqi vendimi i qeverisë për të dhënë nënshtetësi ekonomike, e cila lejon investitorët e huaj të interesuar të marrin pasaporta malazeze duke investuar në projekte zhvillimi.

Shtetësia ekonomike do të jetë në dispozicion për rreth 2,000 investitorë, dhe programi përmes të cilit mund të arrijnë shtetësinë ekonomike do të zgjasë tri vjet, raportojnë mediat malazeze.

Investitori mund të marrë nënshtetësinë malazeze në disa mënyra: pranimin bazë të një programi të veçantë, nëse fatura e paguar kap shumën 100,000 euro për zhvillimin e njësive më pak të zhvilluara të qeverisjes vendore.

Pasaporta po ashtu mund të merret në bazë të ligjit nëse paguajnë të paktën 450.000 euro për investime në një nga projektet e zhvillimit në Podgoricë, rajonin bregdetar ose shuma prej 250.000 euro për investime në një nga projektet e zhvillimit në rajonet veriore dhe qendrore të Malit të Zi.

Paratë do të paguhen në një fond të veçantë që do të financojnë ndërtimin e infrastrukturës në komunat më pak të zhvilluara, kryesisht në veri të vendit.

Vendimi thotë se pagesat do të monitorohen nga një audit i pavarur.

SHKARKO APP