Mali i Zi ndalon pirjen e duhanit në hapësira të mbyllura publike

Mali i Zi, banorët e të cilit njihen për shifra të larta të konsumimit të duhanit në Evropë, ka ndaluar pirjen e cigares në vendet e mbyllura publike.

Sipas ligjit, që ka nisur së zbatuari nga 14 gushti, pirja e duhanit është ndaluar në të gjitha vendet e mbyllura publike, duke përfshirë kafetë, ndonëse për kazinotë vlen rregullore tjetër.

Ligji është miratuar në mënyrë anonime më 31 korrik, pasi ministri i Shëndetësisë, Kenan Hrapoviq, ka thënë se ligji kundër duhanit që është miratuar më 2004 nuk ka arritur pritshmëritë.

Hrapoviq ka thënë se zyra e tij “do të tentojë të zbatojë secilën pikë të ligjit”.

Bazuar në një studim të Bankës Botërore në vitin 2016, 46 për qind e popullsisë së këtij shteti mbi moshën 15-vjeçare pin duhan, derisa ministria e Shëndetësisë në Malin e Zi ka vlerësuar se rreth 400 malazias janë të diagnostikuar me kancer të mushkërive çdo vit.

Ndëshkimet për shkelje të ligjit, që po ashtu rregullon edhe shitjen e cigareve, dallojnë nga 560 deri në 22,370 dollarë.

Sipas ligjit, bizneseve do t’iu lejohet të krijojnë hapësira të veçanta për duhanpirësit.

Disa liderë biznesorë dhe përfaqësues të industrisë së turizmit kanë thënë se shqetësohen se ligji i ri mund të ndikojë në të ardhura./Rel

SHKARKO APP