Mali i Zi u ofron shtetësinë 2 mijë të huajve në këmbim të investimeve

Mali i Zi ka nisur një program që ofron shtetësinë për deri 2 mijë persona të huaj në këmbim të investimeve gjatë tre viteve të ardhshme për të ndihmuar në përshpejtimin e zhvillimit ekonomik të saj, tha qeveria të enjten.

Të pasurit një pasaportë të Malit të Zi, u lejonte qytetarëve të saj të udhëtojnë pa viza në 117 vende. Mali i Zi me një popullsi prej 620 mijë banorësh, është vend anëtar i NATO-s dhe aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

Skema nga Mali i Zi për të sjellë investime në këmbim të shtetësisë e vendos përkrah 13 vendeve të tjera evropiane, përfshirë Maltën, Letoninë dhe Portugalinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas skemës, kandidatët potencialë duhet të dhurojnë 100,000 euro (113,670 dollarë) për zhvillimin e komuniteteve të varfra dhe të investojnë 250,000 euro në projekte zhvillimi në pjesën veriore dhe qendrore të vendit, ose 450,000 euro për projekte në Podgoricë, kryeqyteti i vendit, ose përgjatë vijës bregdetare.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Programi synon të përshpejtojë më tej zhvillimin ekonomik të Malit të Zi duke krijuar kapacitete të reja turistike, bujqësore dhe përpunuese dhe krijimin e vendeve të reja të punës”, tha qeveria në një deklaratë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?