Maqedonasit kërkojnë bllokimin e gjuhës shqipe
Akademikë maqedonas, organizata të diasporës dhe parti opozitare të së djathtës i bënë thirrje Presidentit Gjorgje Ivanov të vendosë veton kundër ligjit të ri për gjuhën shqipe i miratuar të enjten, me pretendimin se ai është antikushtetues dhe kundër interesave kombëtare.
Në një letër të hapur, anëtarët e rëndësishëm të Akademisë Maqedonase të Shkencave dhe Arteve, Katica Kjulafkova, Gordana Siljanovska and Simona Madzoska thanë se ligji vë në rrezik statusin kushtetues të gjuhës maqedonase, duke njohur dygjuhësinë dhe një lloj identiteti dykombësh.
“Është shumë e nevojshme që Presidenti Ivanov të përdorë veton e tij të paktën një herë, jo për të treguar pushtetin e tij, por në emër të sundimit të ligjit”, shkruajnë tre profesorët, që njihen për kundërshtinë e tyre ndaj ligjit për gjuhën shqipe.
Gjithashtu, organizata Diaspora e Bashkuar e Maqedonisë bëri një kërkesë të ngjashme. Ndërkaq, partia kryesore opozitare VMRO-DPMNE, deputetët e të cilës nuk morën pjesë në votim e kanë quajtur ligjin antikushtetues.
Kabineti i Presidentit tha se ligji kishte mbërritur tashmë në tryezën e Ivanovit, i cili ka 7 ditë kohë për të vendosur nëse do ta firmosë ose jo. Nëse ai vendos për “jo” Parlamenti duhet ta votojë edhe një herë për atë dhe nëse miratohet sërish, ai do të dekretohet automatikisht, pa nevojën e firmës së kreut të shtetit.
Në këtë rast, e vetmja mënyrë për ta anuluar ligjin, ose disa pjesë të tij do të jetë përmes apelimit në Gjykatën Kushtetuese. Gjatë fjalimit të tij në Parlament për vitin e ri, Ivanov sugjeroi se mund të vinte veton mbi ligjin, për të cilin tha se nuk është një kërcënim për gjuhën maqedonase, por rrezikon unitetin e vendit.
Top Channel