Maqedonasit të frikësuar nga Kryeministri Rama
Diaspora e Bashkuar Maqedonase ka shprehur shqetësimin rreth platformës së përbashkët të shqiptarëve në Maqedoni si dhe për ndërhyrjen e kryeministrit shqiptar Edi Rama në këtë proces, njofton agjencia e lajmeve INA.
Kjo organizatë, e cila i quan shqiptarët pakicë, kërkon bashkimin e dy partive më të mëdha maqedonase për të ndaluar federalizimin e vendit, gjuhën shqipe si dhe ndërhyrjet e Tiranës zyrtare në punët e brendshme të shtetit maqedon.
Madje, ata kërkojnë edhe dënimin e kryeministrit Rama, i cili sipas tyre ka kërkuar ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë. Një kërkesë e cuditshme e kësaj organizate është edhe ndalimi i themelimit të partive me karakter etnik në Maqedoni.