Maqedoni, anketë për referendumin: Pothuajse 41 për qind e qytetarëve do të votojnë “pro”
Në referendumin e ardhshëm 40,9 për qind e qytetarëve do të votojnë “pro”, “kundër” janë 6,6 për qind, të papërcaktuar 6,3 për qind, ndërsa dy për qind nga të anketuarit kanë refuzuar të përgjigjen. Pa përgjigje kanë qenë 42,2 për qind e të anketuarve.
Këtë e ka treguar sondazhi më i ri që për televizioni “Tellma” e kanë përpunuar Instituti për demokraci – Societas civilis dhe Qendra e Maqedonisë për bashkëpunim ndërkombëtar – QMBN, ndërsa e zbatoi kompania M-prospekt.
Në pyetjen e parë në anketën – “nëse do të dalin apo jo në votim”, shumica apo 57, 8 për qind janë prononcuar se do të dalin në votim, pothuajse një e treta apo 28,8 për qind nuk do të dalin në referendum, 11,2 për qind nuk e dinë dhe 2,2 për qind kanë refuzuar të përgjigjen.
Anketa është në formë terreni dhe është zbatuar ballë për ballë nga data 7 deri më 25 gusht në ekzemplar reprezentativ prej 1.0000 të anketuarve. Sondazhi e ka projektuar edhe censusin e referendumit të të anketuarve. Anketa është zbatuar në gjuhën shqipe dhe maqedonase.