Maqedoni, arrestohen 13 të dyshuar për trafikim emigrantësh
Rajoni E Mërkurë, 2 Qershor 2021 02:45
Zyrtari i lartë i policisë, Llazo Velkovski, tha mbrëmë se autoritetet e rendit i kanë bastisur disa shtëpi në Shkup dhe qytete të tjera, në kuadër të një operacioni për ta shkatërruar një unazë ndërkombëtare të trafikimit, raporton agjencia AP.
Autoritetet thonë se shumica e migrantëve të përfshirë në këtë trafikim, ishin nga Pakistani dhe Afganistani.
Fletarreste janë shpallur edhe për 10 persona të tjerë të dyshuar.
Gjatë bastisjeve janë konfiskuar 6 automjete, më se 27 mijë euro para të gatshme, një revole dhe disa telefona mobilë.
Maqedonia dhe disa vende të tjera ballkanike, vitin e kaluar i kanë mbyllur kufijtë e tyre për shkak të hyrjes masive të migrantëve.