Maqedoni e Veriut: Gjuha shqipe vazhdon të shkruhet me gabime
Mosrespektimin ndaj gjuhës shqipe, shteti i Maqedonisë së Veriut i nxjerr në pah me gabimet e shumta drejtshkrimore nëpër tabelat dhe institucionet e vendit.
Si rezultat gjuha shqipe vazhdon të bastardohet gati nga të gjitha institucionet e vendit. I tillë është edhe rasti i sinjalizuar nga një mjek shqiptar që punon në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup, saktësisht në Repartin e Kirurgjisë së Fëmijëve. Rasti ka të bëjë me një tabelë orientimi të vendosur aty ku në gjuhën shqipe shkruan:
“Universiteti instituti për Radiologjisë” që nuk ka asnjë kuptim si nga ana sintaksore por edhe morfologjike.
Nuk dihet nëse këto gabime bëhen për shkak të mungesës së përkthyesve të mirëfilltë (gjë absurde pasi në shtetin fqinj gati gjysma e qytetarëve janë shqiptar autokton), apo është një mënyrë e sllavëve te Maqedonisë së Veriut për të ulur gjuhën shqipe në atë shtet.