Maqedoni e Veriut/ Kuvendi seancë për shkarkimin e Janevës

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot në seancën nr.112 me fillim prej ora 13:00 do të vazhdon procedurat për shkarkimin e shefes së Prokurorisë speciale publike (PSP), Katica Janeva, transmeton Portalb.mk. Kjo vjen pasi që raporti i Këshillit të Prokurorëve Publikë për shkarkimin e saj, ka një javë që është miratuar nga Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Shkarkimi i Janevës vjen pasi që, ajo është e dyshuar në rastin “Reket” të Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Në seancën plenare nuk do të debatohet për raportin e Këshillit të PP-së, por vetëm për propozimin për shkarkim. Vendimi merret me shumicë prej dy të tretash dhe me të a.q. votim të Badenterit, ndërsa në fund duhet ta konfirmojë edhe Këshilli i prokurorëve. Shkarkimi i Janevës në seancë plenare vjen pasi që Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime javën e kaluar e miratoi raportin e Këshillit të Prokurorëve Publikë, me të cilin kërkohet shkarkimi i saj. Ajo është e dyshuar në rastin “Reket” të Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ndërkohë, ende nuk ka marrëveshje mes pushteti dhe opozitës për Ligjin për Prokurori Publike me të cilin definohet statusi i PSP-së. Nga kjo e fundit, pasi shprehën dje gatishmërinë që t’i dorëzojnë lëndët bashkë me dokumentet dhe dëshmitë në Prokurorinë Themelore Publike, ky proces ka filluar të zhvillohet sot.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?