Maqedoni e Veriut, SHBA konfirmon emërimin e ambasadores se re

Senati amerikan zyrtarizoi emërimin e Kejt Mari Bërns për ambasadore të re të SHBA-së në Maqedoninë e Veriut. Lajmi është publikuar në faqen zyrtare të Kongresit.

Bërns është diplomate e karrierës, veterane me 24 vite stazh pune. Para nominimit ambasador në Shkup, ajo nga shtatori 2017 ka qenë në pozicionin zëvendës ambasador në Ambasadën amerikane në Athinë. Flet spanjisht, hungarisht dhe turqisht.

Senati muajin e kaluar ka pasur konfirmim të nominimit të Bërnsit. Ajo atëherë paralajmëroi tre prioritete të cilat do të jenë në fokusin e punës së saj si ambasadore e ardhshme në Shkup- stabilitetit përmes institucioneve të fuqishme, siguri përmes partneritetit dhe promovimit të prosperitetit përmes ndikimit pozitiv me fokus avancimin e të drejtave të njeriut, media të lira dhe tregje të hapura.

Deklarata e ambasadores se re me biografine profesionale dhe prioritetet ne RMV

SHKARKO APP