Maqedoni e Veriut/ Zgjedhjet lokale, Zoran Zaev bën koalicion parazgjedhor me Ali Ahmetin

LSDM e Zoran Zaev dhe BDI e Ali Ahmetit do të hyjnë bashkë në zgjedhjet lokale të vjeshtës në Maqedoninë e Veriut. Dy liderët kanë rënë dakord për koalicion parazgjedhor.

Vetëm një vit më parë, Zaev dhe Ali Ahmeti falë një marrëveshjeje arritën të formojnë qeverinë duke nxjerrë jashtë loje VMRO-DPMNE të Hristijan Mickoskit.

Statusi i Zoran Zaev

Kam pasur një takim të shkëlqyeshëm me partnerin e koalicionit dhe kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti. U dakorduam që SDSM dhe BDI të performojnë së bashku në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Kemi një qëllim të përbashkët në koalicionin parazgjedhor që të angazhohen sa më shumë parti nga koalicioni qeveritar.

Po zhvillohen procedurat për zgjedhjen e kandidatëve më të mirë – këta do të jenë personat që munden dhe që janë të gatshëm të japin rezultat sa më të mirë për qytetarët në çdo qytet, në çdo fshat, në çdo lagje.

Do të japim mbështetje të ndërsjellë në disa komuna në raundin e parë të zgjedhjeve, kurse në komunat tjera do të mbështetemi në rrethin e dytë. Këshillohemi që institucionet të kenë detyrim dhe kapacitet të dorëzojnë zgjedhjet vendore plotësisht demokratike, profesionale dhe të ndershme.

SHKARKO APP