Maqedoni, Gruevski kundër platformës së Tiranës

Në pritje të marrëveshjes nga partitë shqiptare, VMRO e Nikolla Gruevskit dhe LSDM e Zaev kane nisur misionin e tyre për të minuar marrëveshjen e arritur në Tiranë mes partive kryesore shqiptare. Sipas burimeve që citojnë mediat në Maqedoni, partitë shqiptare kanë marrë oferta nga të dyja partitë me qëllim kompromentimin e marrëveshjes së Tiranës. VMRO ka qëllim qëndrimin në pushtet, kurse LSDM masa emergjente për rimëkëmbje sociale.

Dy partitë më të mëdha maqedonase janë vënë në aktivitet të heshtur politik për të minuar marrëveshjen e arritur në Tiranë mes partive kryesore shqiptare për një platformë të përbashkët për zgjidhjen e çështjeve të shqiptarëve, kërkesa që ishin shpalosur edhe gjatë fushatës nga të gjitha partitë.

Përfaqësues të njërës prej partive shqiptare kanë deklaruar për mediat shqiptare në Maqedoni se kanë marrë oferta ta ndryshme indirekte për të lënë në heshtje çështjet e kërkuara sipas Platformës së Tiranës.

Sipas tyre, kërkohen me ngulm bisedime dhe se gjithçka është në lojë. Siç bëhet e ditur, LSDM  kërkon që të shkohet me planin e masave emergjente për rimëkëmbje sociale, ekonomike, reforma në gjyqësor, krijimin e kushteve për funksionimin e PPS dhe më pas të shkohet me çështje etnike.

Nga kjo parti pranojnë dhënien e njërit prej tre posteve kryesore në shtet. Por edhe idenë e vendimeve konsensuale në Qeveri, përmes ndryshimit të Ligjit për Qeverinë. Nga ana tjetër  VMRO-DPMNE kërkon të qëndrojë në pushtet dhe alternativat ose propozimet kanë vetëm këtë kusht.

Pavarësisht takimeve të brendshme, por edhe takimeve që kanë zhvilluar në Tiranë me kryeministrin Edi Rama dhe personalitete të tjera të skenës politike, ende nuk dihet se cili është qëndrimi i partive shqiptare maqedonase. Data 7 janar është edhe afati i arritjes së marrëveshgjes apo ratifikimit të platformën e përbashkët, për të nisur me pas edhe takimet me partitë maqedonase.

Zgjedhjet e 11 dhjetorit nuk prodhuan një qeveri, teksa shqiptarët për here të parë në histori kanë topin në fushën e tyre.

SHKARKO APP