Maqedoni, Ivanov tërheq amnistinë për 22 politikanë

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov mori sot vendimin për heqjen e faljes ndaj 22 personaliteteve politike.

“Në pajtim me ligjin për amnisti, mora vendimin për tërheqje të faljes nga ndjekja pa zbatim të procedurës për personat e ekspozuar politikisht”, theksoi Ivanov sot në një fjalim nga pallati presidencial.

Më datë 12 prill të vitit 2016, presidenti Ivanov amnistoi gjithsej 56 persona duke theksuar se këtë vendim e kishte ndërmarrë në interes të vendit për t’i dhënë fund krizës politike që ka pushtuar Maqedoninë prej disa muajsh.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?