Maqedoni, Komisioni i heq imunitetin Gruevskit
Komisioni për cështje të rregullores, mandatit dhe imunitetit me shumicë votash vendosi për heqjen e imunitetit të Nikolla Gruevskit.
Kryetari i komisionit, Pavle Bogoevski, kërkoi përgjegjësi nga institucionet të cilat sipas tij nuk arritën të parandalojnë arratisjen e Gruevskit.
Në votimin e propozimeve në Komision nuk morën pjesë deputetët e VMRO-DPMNE-së.
Marrjen e imunitetit të Gruevskit, Gjykata Penale e kërkon mbi bazën e vendimit gjyqësor në rastin “Tanku” dhe akuza të tjera të PSP-së.
Imuniteti i Gruevskit merret me qëllim që në rast se kthehet në Maqedoni të arrestohet dhe të dërgohet në burgun hetues të Shutkës.