Maqedoni/ Krijohet qeveria e re , me nëntë ministra shqiptarë

Qeveria e Maqedonisë tani ka një qeveri të re. Pas gjashtë muajve antagonizmave dhe krizës së thellë institucionale dhe politike, partitë pjesmarrëse në qeveri (LSDM, BDI dhe Aleanca për shqiptarët) kanë prezentuar propozimet e tyre për ministra. Shqiptarët përfaqësohen me nëntë ministra, BDI me gjashtë dikastere, Aleanca për shqiptarët me dy dhe një ministër pa portofol i propozuar nga LSDM-ja, shkruajnë mediat maqedonase. Nga Kabineti i kryetari të Kuvendit Talat Xhaferi kanë njoftuar se Zoran Zaev ka dorëzuar Propozimin për përbërjen e Qeverisë së Maqedonisë dhe Programin e Qeverisë së Maqedonisë.
“Kryetari i Kuvendit, z. Talat Xhaferi, Propozimin për përbërjen e Qeverisë të Republikës së Maqedonisë dhe Programin e Qeverisë të Republikës së Maqedonisë menjëherë ua dërgoi deputetëve, ndërsa Seancën për zgjedhjen e Qeverisë e konvokoi për të martën më 30.05.2017, në ora 11:00, për zgjedhjen e Qeverisë të Republikës së Maqedonisë”, thuhet në njoftimin e Kabintetit të kryetarit të Kuvendit.
Më poshtë e keni listën e tërë të ministrave të propozuar nga organet e partive.
Kryeministër: Zoran Zaev
Zv.kryeministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndër-etnike: Hazbi Lika
Zv.kryeministër për euro-integrime: Bujar Osmani
1. Oliver Spasovski, ministër i brendshëm
2. Radmilla Sheqerinska, ministre e mbrojtjes
3. Nikolla Dimitrov, ministër i jashtëm
4. Dragan Tevdovski, ministër i financave
5. Renata Deskoska, ministre e arsimit
6. Goran Sugarevski, ministër për transport dhe lidhje
7. Ljupço Nikollovski, ministër i bujqësisë
8. Milla Carovska, ministre për punë dhe politikë sociale
9. Damjan Mançevski, ministër i shoqërisë informatike
10. Robert Allagjozovski, ministër i kulturës
11. Koço Angjushev, zv.ministër për çështje ekonomike
12. Edmond Ademi, ministër pa portofol
13. Robert Popovski, ministër pa portofol
14. Samka Ibrahimovski, ministër pa portofol
15. Zoran Shapuriq, ministër pa portofol
16. Zorica Apostolovska, ministre pa portofol
17. Adnan Qahil, ministër pa portofol

SHKARKO APP