Maqedoni, rivalitet i fortë VMRO-LSDM, BDI-ja kryeson tek shqiptarët
Deri ne oren 00:00 ka përfunduar numërimi i 67% të votave në Maqedoni.
Referuar të dhënave zyrtare, VMRO ka arritur të marrë 40.64% të votave duke siguruar momentalisht 45 deputetë, LSDM renditet e dyta me 37.32% të votave duke siguruar 40 deputetë, e treta renditet BDI-ja me 7.19% të votave me 7 deputetë, raporton Albeu.com.
Ndërkohë, Levizja BESA ka marrë 4.54% të votave e përkthyer me 4 deputetë, Aleanca për Shqiptarët 3.35% të votave ose 2 deputetë. Parti tjetër që kasiguruar një mandat deputeti është PDSH-ja duke marrë 2.74% e përkthyer në një mandat deputeti.