Maqedoni, sekuestrohen 300 kg droge të fshehur në thasë me oriz

Oficerët doganorë në Maqedoni thonë se  kanë konfiskuar më shume se 300 kilogramë kanabis në një kamion, i fshehur në thasët me oriz, në kufirinme Greqinë.

Dogana tha sot se droga, e destinuar për pjesën perëndimore të Evropës, e ka një vlerë të shitjes në rrugë prej 800 mijë eurove.

Shoferi i kamionit, një grek 36 vjeçar, emri i të cilit nuk është publikuar, është arrestuar lidhur me akuza për trafikim, raporton agjencia AP nga Shkupi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Autoritetet thanë se kamioni ishte nisur nga Athina dhe se detajet e këtij rasti i janë dërguar Zyrës së prokurorisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Konsiderohet se Maqedonia është pikë madhore tranzitore për trafikantët ndrkombëtarë të drogës, përfshirë transportin e heroinës nga Azia Jugperëndimore në Evropë dhe aktualisht është parë kulminacion i trafikimit të kanabisit, sipas raporteve nga agjencitë e monitorimit të Bashkimit Evropian.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?