Maqedoni, shoqërohen në polici zyrtarë të lartë

Ish ministra dhe zv. ministra të bujqësisë në Maqedoni janë shoqëruar sot në mëngjes, pas një aksioni të sektorit për krim të organizuar të MPB-së.

Mediat maqedonase raportojnë se bëhet fjalë për ish ministrat Aco Spasenovski, Mihaill Cvetkov si dhe ish zv. ministri Kristijan Delev.

Personat e lartpërmendur janë shoqëruar në polici, derisa i dyshuari i katërt i cili është edhe deputet aktual, Ljupço Dimovski, akoma kërkohet nga policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Personat e lartpërmendur po hetohen për keqpërdorim të ndihmës bujqësore dhe dhënien e tokës shtetërore bujqësore.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?