Maqedoni. Vazhdojnë protestat në Shkup, KSHZ-ja mblidhet sërish
Tension në Shkup gjatë natës, si pasojë e protestës së mbështetësve të VMRO përpara Komisonit Shtetëror të Zgjedhjeve ku po shqyrtoheshin kërkesat e dy partive LSDM dhe Lëvizja Besa.
Anëtarët e komisionit ndërprenë mbledhjen për shkak të zhurmës së lartë dhe thirrje të protestuesve, por edhe hedhjes së fishekzjarreve në godinën e komisionit.
Pas krijimit të kësaj situate, mbledhja u ndërpre për të rifilluar sot në orën 11 00.
Por pritet që edhe mbështetësit e VMRO DPMNE të grumbullohen në këtë orë përpara KSHZ.
Sipas tyre, komisioni po vonon çertifikimin e zgjedhjeve që u fituan nga partia e Gruevskit.
Gjatë mbrëmjes së djeshme protestuesit kanë hedhur edhe parrulla antishqiptare, pasi një pjesë e mirë e këtij komuniteti ka vouar për LSDM e Zoran Zaev.