Maqedoni, vijon debati për ndryshimet kushtetuese
Komisioni Kuvendor për Çështje Kushtetuese vijon debatin për ndryshimet kushtetuese, sipas Marrëveshjes së Prespës. Debati nisi para dy ditësh, por qëndrimet e mazhorancës dhe opozitës nuk ndryshuan. Disa konsiderojnë se ky shans është i pakthyeshëm, ndërsa disa të tjerë se procesi është jokushtetues.
Kryeministri Zoran Zaev sërish ka apeluar të tejkalohen paragjykimet partiake dhe politike dhe të bëhet kujdes me të ardhmen e shtetit. Ai kujtoi se seanca e Komisionit për çështje kushtetuese vazhdon sot, ndërsa pas përfundimit të saj është caktuar seancë kuvendore, të hënën.
Javën e ardhshme pritet të dihet nëse do të ketë shumicë prej dy të tretave për ndryshimet kushtetuese sipas Marrëveshjes së Prespës ose do të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare që mund të organizohen me afate të shkurtuara, raporton MIA.