Maqedonia arriti marrëveshjen e emrit, por Franca ka rezerva për fillimin e bisedimeve në qershor

Vazhdojnë debatet midis vendeve anëtare të BE-së për përcaktimin e datës për hapjen e negociatave me Maqedoninë në Këshillin e BE-së, ku Franca edhe më tej kundërshton ajo të ndodhë në qershor pavarësisht marrëveshjes me Greqinë.

Edhe pse tani në draft konkluzionet mbetet starti i negociatave me Maqedoninë, beteja nuk fitohet, informojnë burime diplomatike në Bruksel për MIA-n.

Në përpjekje për tu bindur Francën, vendet anëtare kanë pranuar të përcaktohet vendimi i kushtëzuar për negociata pa afat kohor kur konkretisht ato do të kishin filluar, por as ajo nuk i bind francezët.

Parisi pranon të ketë “fjalor sa më pozitiv” dhe inkurajime për Maqedoninë, por se bisedimet në qershor nuk janë të mundshme. Qëndrim i cili ju pengon shumë vendeve anëtare, të cilët konsiderojnë se Maqedonia duhet të jetë e shpërblyer si për reformat, ashtu edhe për marrëveshjen për emrin.

Midis më të zëshmit në mbrojtje në fillimin e bisedimeve është Bullgaria, e cila deri në fund të muajit kryeson me BE-në, dhe e cila gjithashtu vlerëson se bisedimet me Maqedoninë në qershor do të sjell edhe “prestigj” për kryesinë e saj.

Mbrëmë ambasadorët e vendeve anëtare kanë debatuar deri në orën gati 22 rreth kësaj çështjeje, por nuk kanë arritur kompromis, thonë burime të Këshillit për MIA-n.

Vendi tjetër i cili e shtynë fillimin e bisedimeve me Maqedoninë është Austria, e cila e merr drejtimin e BE-së nga 1 korriku.

Ambasadori austriak pran BE-së Nikollas Marshik, sot deklaroi se “do të ishin shumë të lumtur nëse hapim bisedime me Shkupin dhe Tiranën gjatë kryesimit tonë”, që zgjatë prej 1 korrikut deri më 31 dhjetor 2018.

Burime diplomatike austriake shtojnë se do të dëshironin Komisioni Evropian të dal me një kornizë negociuese për Maqedoninë dhe shpresojnë se do caktohet afati kohor për negociata me vendin ton. Austria “bënë gjithçka për të bindur partnerët dhe fuqimisht inkurajon retorikën pozitive për Maqedoninë” në përfundimet.

Numër i madh i vendeve anëtare konsiderojnë se do të ishte zhgënjyese Maqedonia të mos shpërblehet pas të gjitha rekomandimeve të Komisionit Evropian dhe kompromisin e arritur me Greqinë rreth emrit.

SHKARKO APP