Maqedonia bllokon Greqinë: Nis ndërtimin e gardhit me tela me gjemba

Maqedonia ka nisur të ndërtojë një gardh me tela me gjemba në kufirin me Greqinë për të ndalur fluksin e refugjatëve.

Gardhi i ri po ndërtohet paralel me një gardh ekzistues për të përforcuar ndalimin e hyrjes së refugjatëve.

Vetëm në 2016 kanë hyrë 68 mijë emigrantë nga Greqia në Maqedoni.

Liderët e BE kanë ngritur nivelin e sigurisë në kufirin greko-maqedonas duke dërguar më shumë trupa sigurie.

SHKARKO APP