Maqedonia do të quhet “Republika e Maqedonisë Veriore”?
Rajoni E Martë, 10 Gusht 2021 04:26
Republika e Maqedonisë Veriore: ky është propozimi përfundimtar për emrin e ri të ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë. Njoftimin e ka publikuar nga Telma, duke u bazuar në burime diplomatike.
Siç raportohet, për këtë emër kanë arritur pajtimin shefat e diplomacisë të Greqisë e të Maqedonisë, Nikos Kotzias dhe Nikolla Dimitrov.
Pritet që marrëveshja 11 pikash ta konfirmojnë kryeministrat e Greqisë e të Maqedonisë, Aleksis Tzipras dhe Zoran Zaev, fillimisht përmes bisedës telefonike, që do t’i paraprinte takimit të tyre në Prespë, ku do të zyrtarizohet marrëveshja.