Maqedonia e Veriut/ Asnjë vdekje dhe 39 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë  e Veriut janë regjistruar 39 raste të reja me COVID-19, ndërsa viktima fatmirësisht asnjë.

Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se janë shëruar 12 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 156.124 raste, prej të cilëve 150.307 janë shëruar, kurse 5.491 kanë ndërruar jetë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aktualisht në Maqedoninë e Veriut janë 326 raste aktive.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?