“Maqedonia e veriut”; Emri i ri kalon nga parlamenti grek

Marrëveshja e shumëtrumpetuar e Athinës dhe Shkupit për emrin duhet të kapërcejë dhe një pengesë të fundit: Edhe pse dy vendet ranë dakord për zgjidhjen e sherrit shumëvjecar, tani i takon parlamentit grek të vendosë, por ai është i përçarë.

Partia populiste e djathtë ANEL, partnerë e re në qeverinë e koalicionit të kryesuar nga kryeministri i majte Aleksis Tsipras, nuk pranon asnjë lloj kompromisi në grindjen për Maqedoninë.

Tek kjo çështje nuk ka ndryshuar asgjë, paralajmëroi kryetari i ANEL-it dhe ministër i Mbrojtjes Panos Kammenos. Nëse një nga deputetet e tij voton në parlament për kompromisin, atëherë ai do të largohet nga partia, kërcënoi Kammenos duke çuditur po ashtu me thënien se do të vazhdojë t`i mbetet besnik koalicionit, nëse Tsipras e bën kompromisin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pa partinë ANEL, thotë DW, kryeministri i majtë nuk ka shumicën e mjaftueshme për të aprovuar në Parlament paktin me Maqedoninë, duke u bërë kështu i varur nga votat e partive opozitare, sidomos të socialistëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Megjithatë, në fund edhe mund t’ia dalë me sukses, kjo mbetet për t’u parë. Reagime të ashpra pati edhe në Shkup ku përpos opozitës, e sidomos partisë kryesore te saj VMRO-DPMNE, ujdinë e refuzoi edhe presidenti George Ivanov që kundërshton ndryshimet e paralajmëruara kushtetuese, të cilat duhen bërë për shkak të ndërrimit të emrit.

Ndërkohë shqiptarët, e veçanërisht partitë e tyre politike ne Maqedoni, e kanë mbështetur marrëveshjen më të re që synon t’i japë fund problemit 27 vjeçar të emrit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?