Maqedonia e Veriut, gjoba deri 5000 euro kush nuk zbaton ligjin për Zbatimin e Gjuhëve

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar në mbledhjen e fundit, projekt–ligjin për themelimin e Inspektoratit për zbatimin e Gjuhëve.

Me ligjin e ri të gjuhëve synohet të rregullohen mënyra e inspektimit, përzgjedhes së Inspektorëve dhe niveli i gjobave në rastet kur nuk zbatohet përdorimi i gjuhës shqipe.

Sipas nenit 22 të Ligjit mbi Gjuhët, për kundravajtësit incitucional që nuk iu mundësojnë qasje inspektorëve në materialet që duhet të inspektojnë, parashikohen gjoba nga 300 deri në 500 euro.

Do të gjobiten nga 4000 deri në 5000 euro personat përgjegjës juridik të të gjitha institucioneve që nuk do të respektojnë dispozitat e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve kurse 30% e këtyre gjobave do tju ngarkohen drejtuesve të institucioneve.

Inspektorët kontrollues të zbatimit të ligjit do të zgjidhen përmes një konkursi publik dhe do të kenë mandat 4 vjeçar, me të drejtë rizgjedhje.

SHKARKO APP