Maqedonia e Veriut pritet të shpallë krizë në sektorin energjitik

Ministri i Ekonomisë në Maqedoninë e Veriut Kreshnik Bekteshi njoftoi të mërkurë se në vend do të shpallet gjendje krize në sektorin energjetik.

Ai deklaroi ky do të jetë propozimi i tij në mbledhjen e qeverisë, javën e ardhshme.

 “Do të shpallet gjendje krize në sektorin energjetik, me të vetmin qëllim që të mund të injektohen mjete buxhetore, drejtpërdrejt në kompanitë energjetike në vend duke përfshirë këtu elektranat e Maqedonisë dhe MEPSO-në për të rritë likuiditetin e tyre”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Veç është publikuar urdhëresa, gjatë ditës së nesërme dhe të premten do të kemi takime me anëtarët e komisionit të cilët janë paraparë në kuadër të urdhëresës për shpalljen e gjendjes së krizës, dhe unë si ministër i Ekonomisë, në seancën e parë të Qeverisë, e cila parashihet të jetë ditën e martë, do t’i propozojë Qeverisë që të shpallim këtë gjendje krize”, theksoi ministri Bekteshi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai shtoi se për momentin nuk parashikohet të ketë masa kufizuese.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?