“Maqedonia e Veriut”, radha e Greqisë të thotë “po”
Nënkryetari i Parlamentit Evropian dhe kreu i eurogrupit SIRIZA, Dimitris Papadimulis, pas miratimit të emrit Republika e Maqedonisë së Veriut tashmë e ka radhën Greqia që të thotë “po”.
Këto janë deklarata që Papadimulis i ka bërë pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese në Kuvendin e Maqedonisë të bëra të premten.
“Republika e Maqedonisë së Veriut në vend të Maqedonisë, heqja e irredentizmit nga Kushtetuta, sqarimi se Marrëveshja e Prespës flet për shtetësinë para etnisë, Maqedonia e siguruar si trashëgimi greke. Tani është koha për Greqinë, pa vonesë, të thotë “PO””, tha ai.