Maqedonia e Veriut, rritet çmimi i naftës

Në Maqedoninë e Veriut është lajmëruar se mesnatën e së hënës duke u gdhirë e marta, çmimi i naftës do të rritet. Rritja do jetë vetëm një denar ose 1.9 lekë shqiptarë. Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, Eurosuper BS 95 do të shitet 67.50 denarë për litër (133.2 lekë) Eurosuper BS 98 do të shitet për 69.50 denarë për litër (137.4 lekë dhe nafta do të shitet për 62.50 denarë për litër (123.5 lekë)

Maqedonia e Veriut është vendi me cmimet më të lira të karburanteve. Kjo për shkak se mbi naftën nuk vendoset taksa e rrugës, ajo që vendoset në Shqipëri.

Kjo është arsyeja që shumë drejtues automjetesh nga zonat kufitare si Pogradeci apo Dibra, shkojnë në Maqedoninë e Veriut për të blerë naftë dhe benzinë me çmim të lirë.

SHKARKO APP