Maqedonia e Veriut sot zgjedh Presidentin e ri

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut sot votojnë për presidentin e ri. Mbi 1.8 milionë votues do të përzgjedhin mes tre kandidatëve:  Stevo Pendarovski – kandidati i LSDM dhe i përbashkët me partitë e koalicionit qeveritar,  Gordana Siljanovska Davkova është kandidatja e mbështetur nga partia opozitare maqedonase  dhe Blerim Reka si kandidati i vetëm shqiptar i pavarur, por që mbështetet nga partitë opozitare Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa, përcjellë INA.

Fushata për zgjedhjet presidenciale është karakterizuar si më e qetë nga zgjedhjet e mëparshme. Marrëveshja e Prespës, reformat, integrimet euroatlantike si dhe shteti qytetar kanë qenë pikat dominuese të fushatës.

Nëse asnjë kandidat nuk fiton më shumë se 50% të votave dy kandidatët me më shumë vota do të shkojnë në balotazh më 5 maj ku pjesëmarrja e elektoratit duhet të jetë së paku 40% në mënyrë që rezultati të jetë i vlefshëm.

Gjatë ditës së djeshme votuan 1.782 qytetarë të regjistruar që jetojnë jashtë shtetit, në 32 përfaqësi konsullore diplomatike. Po ashtu dje votuan edhe 1.640 persona ë burgosur, shtatë persona të shpërngulur brenda vendit dhe 3.583 persona të sëmurë dhe të moshuar. Këto janë zgjedhjet e gjashta presidenciale në vend që nga pavarësia në vitin 1991.

SHKARKO APP