Maqedonia në NATO, Stoltenberg: Në 6 shkurt nisim procesin
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se aleanca do ta firmosë protokollin për pranimin e Maqedonisë në fillim të shkurtit. “Në 6 shkurt ne do të shkruajmë histori”, ka shkruar në një postim në Tëitter sekretari Stoltenberg. Aleatët e NATO-s do të firmosin protokollin e anëtarësimit të Maqedonisë me Republikën e Maqedonisë së Veriut”, ka shtuar ai.
Ky zhvillim vjen pasi Maqedonia dhe Greqia ratifikuan marrëveshjes, sipas së cilës, Maqedonia është pajtuar ta ndryshojë emrin e shtetit në Republika e Maqedonisë së Veriut. Një zyrtar i NATO-s, i tha AFP-së, se pas nënshkrimit të protokollit, “procesi i pranimit do të dërgohet në kryeqytetet e 29 aleatëve, ku ky protokoll duhet të ratifikohet sipas procedurave shtetërore të këtyre shteteve”.
“Kur të kryhet i gjithë ky proces, atëherë shteti do të bëhet anëtar i plotë i aleancës”, ka thënë ky zyrtar. Në fund të janarit, kryeministri maqedonas Zoran Zaev deklaroi se po planifikohet nisja e bisedimeve të anëtarësimit në BE dhe se shpresat janë, që deri në qershor, Shkupi të paraqesë argumente të fuqishme përpara Këshillit Europian për të marrë datën e nisjes së negociatave.