Maqedonia në NATO?! Stoltenberg: Varet nga referendumi
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se pret nga liderët e shteteve të Aleancës, që në samitin e korrikut të marrin një vendim për fillim zyrtar të negociatave mbi anëtarësimin e plotë të Maqedonisë në NATO.
Stoltenberg pret të arrihet një pëlqim që Maqedonia të ftohet për anëtarësim të plotë, megjithatë thotë se që kjo të ndodhë, do të duhet zbatimi plotë i marrëveshjes me Greqinë, më saktësisht pranimi i marrëveshjes në referendumin e vjeshtës.
“Pres që krerët e shteteve dhe të qeverive, të dakordohen për negociatat për pranim, pastaj do të mund të ftojmë Maqedoninë të bëhet anëtare e plotë, me kusht që Marrëveshja të finalizohet. Finalizimi do të thotë ratifikim i plotë, referendum dhe votim pozitiv”, tha Stoltenberg.