Maqedonia nënshkruan sot në Bruksel marrëveshjen e pranimit në NATO
Shtetet e NATO-s pritet të nënshkruajnë një marrëveshje me Maqedoninë, duke i mundësuar shtetit ballkanik që të bëhet anëtari i 30-të i aleancës ushtarake.
Marrëveshja do të nënshkruhet sot në një ceremoni në selinë e NATO-s në Bruksel.
Çdo anëtar i NATO-s do të duhet të ratifikojë protokollin e pranimit.
Këtyre zhvillimeve u parapriu votimi i marrëveshjes së Prespës nga Parlamenti grek, duke i dhënë fund një konflikti 27 vjeçar mbi çështjen e emrit të Maqedonisë.
Ata miratuan emrin Republika e Maqedonisë Veriore. Greqia kishte bllokuar anëtarësimin e Maqedonisë duke thënë se emri nënkuptonte ambiciet territoriale.
Ligjvënësit grekë miratuan marrëveshjen pavarësisht kundërshtimit të gjerë nga publiku.
Mosmarrëveshja e zgjatur bëri gjithashtu që Greqia të pengonte Maqedoninë edhe në përpjekjet e saj drejt Bashkimit Evropian.