Maqedonia ofron ndihmë për përballimin e situatës
Shqipëria është përballur me përmbytje që ka shkaktuar probleme në banesat, transportin e qytetarëve si dhe ka shkaktua rdëme të konsiderueshme materiale dhe logjistike në disa zona të vendit si Fushë-Krujë, Fier dhe Vlorë.
Ka qenë kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev që duke ndjekur shembullin e fqinjëve të tjerë si Kosova, Mali i Zi dhe Serbia ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar vednin tonë në situatën e emergjencës ku ndodh për shkaqe natyrore.
Zaev ka thënë se ndodhet në mbështetje të homologut të tij shqiptar, Edi Rama në këto moment të vështria për vendin dhe popullin e Shqipërisë.