Maqedonia pranon të ndryshojë emrin e aeroportit “Aleksandri i Madh”
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev deklaroi sot se ka pranuar të ndryshojë emrin e aeroportit ndërkombëtar të Shkupit, “Aleksandri i Madh”.
Kjo deklaratë erdhi pas përfundimit të takimit me kryeministrin grek, Aleksis Cipras, në Davos.
Ky ishte një kusht i parashtruar nga Greqia. Zaev u shpreh se qeveria që drejton është e vendosur në gjetjen e zgjidhjeve për mosmarrëveshjet me Greqinë.
“Qeveria jonë do të ndryshojë emrin e aeroportit dhe të autostradës që do të quhet “Miqësia”, për të treguar në praktikë se jemi plotësisht të vendosur në gjetjen e një zgjidhjeje për mosmarrëveshjen me Greqinë në lidhje me emrin e Maqedonisë”, – njoftoi Zaev pas më shumë se tre orë bisedime me Aleksis Cipras.