Maqedonia prezanton kapitullin 24 në Bruksel

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në rolin e negociatorit kryesor dhe shefit të delegacionit shtetëror për negociata me BE-në, do të kryesojë sot delegacionin shtetëror- qeveritar në Bruksel në sesionin e punës me përfaqësuesit e Komisionit Evropian, ku do të prezantohet kapitulli 24 – e drejta, liria dhe siguria.

Sipas njoftimit të Qeverisë së Maqedonisë, gjatë takimit Osmani do të mbajë brifing joformal me përfaqësuesit e grupit punues në Këshillin e BE-së për Ballkanin Perëndimor, ku do të prezantohet edhe Plani 18, si dhe do të ketë takim pune me eurokomisionerin për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore, Johanes Han.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?