Maqedonia voton amendamentet për ndryshimin e emrit
Parlamenti i Maqedonisë votoi amendamentet për ndryshimin e emrit të vendit, por faza kryesore, miratimi me një shumicë të kualifikuar prej dy të tretave të votave i ndryshimeve kushtetuese pritet bëhet në fund të dhjetorit ose në fillim të janarit.
Amendamenti për ndryshimin e emrit të Republikës së Maqedonisë në “Republika e Maqedonisë së Veriut” u miratua me 67 vota, 18 ishin kundër, ndërsa tetë ligjvënësit e përjashtuar nga VMRO-DPMNE-ja e opozitës abstenuan.
Abstenimi i tyre duket se ka shqetësuar pushtetin. Qeveria dhe tetë ligjvënësit para pak ditësh arritën një marrëveshje për një lloj amnistie të një kategorie personash të akuzuar për dhunën në parlament më 27 prill, 2017 dhe kjo do të thoshte se ata do të votojnë ndryshimet e kushtetutës, përkatësisht ndryshimin e emrit të kontestuar të Republikës së Maqedonisë.