Maqedonia zhvillon sot zgjedhjet e parlamentare

Duke nisur nga ora 07:00 e mëngjesit të sotëm në Republikën e Maqedonisë ka nisur procesi zgjedhor.

Në Maqedoni, të drejtë vote kanë rreth 1.8 milionë shtetas, të cilët do të zgjedhin 120 deputetë.

Pak më shumë se 30 për qind e popullsisë atje është me kombësi shqiptare. Zgjedhjet do të mbikëqyren nga rreth 5 mijë vëzhgues vendorë dhe ndërkombëtarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ato mbahen sipas sistemit proporcional me listat të mbyllura në gjashtë njësi zgjedhore, ku në çdonjërën prej tyre zgjidhen nga 20 deputetë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në garë për këto mandate janë 11 lista të partive politike. Gjatë së shtunës kanë votuar të burgosurit dhe diaspora.

/Ora News/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?