Marina dhe djali i saj 8 vjeçar humbin jetën në vërshimet e ujit
Rajoni E Enjte, 29 Prill 2021 21:54
Marina Velinovska, 39 vjeç dhe djali i saj 8-vjeçar, Jovan Velinovski nga Kriva Pallanka kanë humbur jetën tragjikisht në fatkeqësinë natyrore që përfshiu të shtunën qytetin e Shkupit.
Mediat raportojnë se Marina ka ardhur nga Ohri dhe ka kaluar në rrugën e Shkupit, ku dyshohet se vërshimet kanë goditur automjetin e saj në të cilin ndodhej edhe djali i saj 8-vjeçar, Jovan Velinovski.