Marrëveshja e Prespës në rrezik, intelektualët letër Mitsotakisit

Një grup intelektualësh grekë i kanë bërë kërkesë me anë të një letre kreut të opozitës greke, Kyriakos Mitsotakis, qe të anullojë marrëveshjen e Prespës në rast se do të fitojë zgjedhjet e 7 Korrikut.

Në letrën e hapur shkruhet se marrëveshja e Prespës shkel Kushtetutën e Greqisë dhe parimet themelore të se drejtës ndërkombëtare. Pjesë e atyre që kanë nënshkruar kërkesën drejtuar kryetarit të Partisë Demokracia e Re janë pedagogë, historianë, ushtarakë, juristë, diplomatë dhe biznesmenë. Aty kërkohet hapur që Mitostakis të bëhet “flamurtari i anulimit të kësaj marrëveshjeje të rëndë për Greqinë”.

Madje sipas tyre ai duhet ta shpallë këtë vendim përpara zgjedhjeve pasi kjo do ta shpërblente në votime dhe do të rriste shanset që partia e tij të fitonte. “Është e sigurt që populli grek do t’ju shpërblejë me votën e tij”, nënvizohet në letrën që u publikua pasditen e të shtunës në portalin e gazetës konservatore Kathimerini.

Akoma nuk ka një reagim në lidhje me këtë kërkesë nga partia Demokracia e Re e cila e ka kundërshtuar vazhdimisht Marrëveshjen e Prespës. Sipas tyre, “marrëveshja shkel Kushtetutën e Greqisë, por edhe parime themelore të së drejtës ndërkombëtare”. Ende nuk ka ndonjë reagim nga ana e partisë më të madhe opozitare greke, Demokracia e re, kryetarit të së cilës i drejtohet letra e hapur.

Marrëveshja e Prespës është konsideruar si një akt historik nga vendet anëtare të Bashkimit Europian pasi zgjidhi një çështje tepër të komplikuar mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë. Aty u arrit dakortësia për emrin e shtetit maqedonas por në të njëjtën kohë ajo i hapi dhe perspektivën për në Europë Maqedonisë së Veriut.

SHKARKO APP