Marrëveshja me Kishën serbe dhe skenarët që e presin Abazoviçin

Qeveria e kryeministrit shqiptar Dritan Abazoviç në Malin e Zi, nuk ka më mbështetjen e partisë së Milo Gjukanoviç, pas marrëveshjes që bëri me Kishën Serbe. Sipas tyre kontrata me Kishën Ortodokse Serbe, është votuar pa diskutim paraprak publik, me mangësi të shumta të cilat janë bërë publike nga opinioni profesional, përfaqësues të sektorit joqeveritar dhe subjekteve të shumta politike, dhe përmbajtja e së cilës kërcënon dukshëm interesat shtetërore e Malit të Zi, është një çështje e rëndësisë më të lartë kombëtare, mbi të cilën nuk kemi të drejtë të kalojmë pa një përgjigje adekuate dhe të qartë politike.

Çfarë parashikon kjo marrëveshje?

Marrëveshja mes Abazoviç dhe Kishës Ortodokse Serbe përmban disa pika të cilat pretendohet se adresojnë marrëdhëniet midis qeverisë malazeze dhe kishës serbe. Marrëveshja përcakton obligimet e shtetit malazez ndaj institucioneve të Kishës Ortodokse Serbe: Ajo e detyron qeverinë malazeze të njohë imunitetin diplomatik apo të drejtat ekstraterritoriale të institucioneve të Kishës Ortodokse Serbe në vend, gjë që i përjashton ato nga juridiksioni/ligjet lokale;

Qeveria është e detyruar të regjistrojë të gjithë kishat ortodokse në vend nën juridiksionin e Kishës Ortodokse Serbe dhe të nisë procesin e pagesës së dëmshpërblimit për të gjithë ndërtesat e konfiskuara nga regjimi komunist pas Luftës së Dytë Botërore; Marrëveshja përcakton që Kisha Serbe nuk ka nevojë të marrë leje nga qeveria malazeze për të lëvizur objekte të trashëgimisë kulturore të cilat janë të regjistruara nën pronësinë e saj;

Gjithashtu, ajo i jep Kishës Ortodokse një status juridik i cili në disa zona, parashikohet të jetë i njëjti me atë të institucioneve qeveritare; Së fundmi, ajo parashikon mundësinë e shtrirjes së mësimeve fetare në shkolla publike dhe kontrollit dhe aprovimit të tyre vetëm nga Kisha Serbe.

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç ka përshëndetur vendimin e Kryesisë së Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) për të mos përkrahur Qeverinë e kryesuar prej tij. Me anë të një postimi në Twitter, Abazoviç u shpreh se është e më e përgjegjshme që kur nuk je në gjendje të ndihmosh shtetin, të paktën të mos hakmerresh ndaj tij.

SHKARKO APP