Marrëveshja me Maqedoninë, Agimi i Artë bën thirrje për grusht shteti

Është shoqëruar me tension diskutimi në parlamentin grek i marrëveshjes për emrin e Maqedonisë. Deputetë të Agimit të Artë akuzuan për tradhti kombëtare qeverinë dhe bënë thirrje për grusht shteti.

“Përderisa udhëheqja politike  e vendit nuk vepron në interes të kombit, i bëj thirrje komandës ushtarake të vendit të respektojë betimin e saj dhe të arrestojë kryeministrin Cipas, ministrin e Mbrojtjes Pano Kameno dhe presidentin Pavlopulos që të shmanget kjo tradhti. Kokat tuaja në Prespë.”

Pas këtyre deklaratave ministri i Mbrojtjes kërkoi ndjekje penale për deputetët e ekstremit të djathtë, duke thënë se kanë cenuar rendin Kushtetues. Kundër marrëveshjes është edhe opozita e djathtë konservatore e Demokracisë së Re që pretendon se qeveria e Cipras ka lëshuar integritet.  Një reagim për debatin pati edhe ish-kryeministri i PASOK-ut Jorgo Papandreu i cili shigjetoi opozitën se po vepron për interesa të ngushta politike, duke dëmtuar të ardhmen e vendit.

SHKARKO APP