Marrëveshja pa firmë me Vuçiçin në Ohër, Albin Kurti raporton të enjten në Kuvend
Për marrëveshjen pa firmë me presidentin serb, kryeministri Albin Kurti do të raportojë të enjten në një seancë të posaçme në Kuvend. Aneksi i pranuar për zbatimin e planit të Bashkimit Europian me 11 pika për normalizimin e marrëdhënieve ishin temë kryesore e diskutimeve, me shefin e qeverisë që mori vlerësime pozitive. Këtë e konfirmoi shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, ndërsa foli edhe për asociacionin.
“Sa i përket asociacionit qëndrimi ka qenë i qartë në raport dhe në suaza të Republikës së Kosovës, ndërsa pa asnjë të drejt apo kompetencë e cila mund të jetë në kundërshti me Kushtetutën, rrethanat në të cilat jemi mungesa e shfrytëzimit nga komuniteti serb më shumë bëhet nga pengesat e vazhdueshme në Kosovë për arsye e qëllime tjera, sesa që bëhet në mungesë të legjislacionit”, tha Mimoza Kusari-Lila, shefe e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.
Me pajtimin e arritur në Ohër, PDK dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë shprehur kundër, ndërsa Ramush Haradinaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës konfirmoi mbështetjen e tij. Presidentja Vjosa Osmani shprehu skepticizmin e saj për zbatimin nga Serbia duke thënë se nuk ka asnjë pritshmëri.