Marrëveshje bërthamore ndërmjet Serbisë e Rusisë

Gjatë vizitës së presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, në Serbi do të nënshkruhen disa marrëveshje, memorandume për mirëkuptim si dhe plani për konsultime ndërmjet ministrive të Punëve të Jashtme të Rusisë e Serbisë që do ta parafojnë ministrat Sergej Lavrov dhe Ivica Daçiq.

Në mesin e marrëveshjeve të rëndësishme është edhe ajo që ka të bëjë me shfrytëzimin e energjisë bërthamore për qëllime paqësore që do të nënshkruhet nga drejtori i përgjithshëm “Rosatom” Aleksej Lihaçov dhe ministri për Inovacion i Serbisë Nenad Popoviq, përcjell njoftimin e e sputnjik-ut rus portali “kurir” i Beogradit.

Është planifikuar që të nënshkruhet edhe memorandumi për mirëkuptim për bashkëpunimin ruso-serb në fushën e zhvillimit të teknologjisë digjitale si dhe memorandumi për bashkëpunimin ruso-serb në fushën e zhvillimit të inovacionit në sektorin energjisë elektrike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një dokument i rëndësishëm sipas këtij portali është edhe memorandumi për mirëkuptimin e bashkëpunimit ruso-serb në fushën e hulumtimit dhe shfrytëzimit të hapësirës kozmike për qëllime paqësore e që do ta parafojnë drejtori i përgjithshëm i “Roskosmos” Dmitrij Rogozin dhe ministri Nenad Popoviq.

Swiss Digital Mobile Reklama

Njëkohësisht do të nënshkruhet marrëveshja për shtimin e kapaciteteve të hidrocentralit “Gjerdap 2”.

Do të arrihet edhe marrëveshja për bashkëpunimin hekurudhor ndërmjet dy vendeve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?