Masakra e Srebrenicës, policia serbe parandalon përleshjet mes dy grupeve

Forcat policore të Serbisë e kanë ndarë mbrëmë një shesh në qendër të Beogradit, për t’i parandaluar përleshjet ndërmjet dy gupeve që protestonin lidhur me masakrën e mijëra myslimanëve të Bosnjës në Srebrenicë, në vitin 1995.

Në njërën anë ishin përfaqësuesit e “Asociacionit për serbët e zhdukur”, të cilët ishin përpjekur ta paraqesin listën me emrat e serbëve, që ishin vrarë në hapësirën e Srebrenicës në Bosnjë-Hercegovinë, ndërmjet viteve 1992 – 1995.

Ky grup refuzon të pranoj se forcat serbe kanë kryer gjenocid në Srebrenicë në vitin 1995. Për ta, krimi kundër myslimanëve të Bosnjës gjatë disa ditëve të verës së atij viti, i organizuar nga forcat ushtarake të Serbisë, është i njejtë sikur edhe krimet e tjera në të cilat viktima ishin serbët dhe të tjerët gjatë luftës.

Në anën tjetër të sheshit ishin aktivistet e grupit “Gratë në të zeza”, njëra nga pak organizatat në Serbi, që insiston të pranohet gjenocidi në Srebrenicë.

Këto protesta u bënë para përkujtimit në Potoçari afër Srebrenicës, ku gjendet varret e mijëra të të vrarëve, njofton Rel.

SHKARKO APP