Mattis: Të gatshëm të presim Maqedoninë si anëtaren e 30-të të NATO-s
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, mbërriti sot në Shkupi. Ai u prit nga Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska ku më pas është shoqëruar menjëherë në selinë e qeverisë ku ka zhvilluar një takim me Kryeministrin Zoran Zaev.
Pas takimit që ata patën dolën në një deklaratë të përbashkët për mediat. Kryeministri Zoran Zaev falënderoi sekretarin amerikan të Mbrojtjes për vizitën në Shkup dhe mbështetjen e tij personale dhe të SHBA-ve për anëtarësimin e vendit në NATO.
Ai siguroi Sekretarin amerikan se referendumi do të jetë pozitiv dhe së shpejti edhe Maqedonia do të bëhet pjesë e NATO-s vitin ardhshëm.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, nga ana tjetër falënderoi kryeministrin dhe ministren Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska për mikëpritjen.
Ai tha se SHBA-të vlerësojnë lidershipin e kryeministrit Zaev dhe se e vlerësojnë atë si një faktor stabilizues për gjithë Ballkanin.
Ai falënderoi po ashtu Kryeministrin për suportin që i ka dhënë NATO-s dhe ushtrisë amerikane në Afganistan duke u rreshtuar krah për krahu me ushtarët amerikanë dhe pjesës tjetër të NATO-s.
Ndër të tjerët ai tha se përshëndesin Marrëveshjen e Prespës dhe se do të ndihmojnë Maqedoninë në hapat e mëtejshme drejt anëtarësimit në NATO e BE ku theksoi se SHBA-të janë të gatshëm që ta mirëpresin si anëtaren e 30-të e NATO-s.
Ai tha se pret dhe me padurim të takohet edhe me presidentin Ivanov, për të diskutuar me të ardhmërinë e Maqedonisë.
Ndërsa, ministrja Shekerinska ka deklaruar se nuk kanë dilemë se ardhmëria e Maqedonisë është në NATO, në një tavolinë me SHBA-në./ALSAT.M/